Takohuni me robotët në Shkup

Fakulteti i elektroteknikës dhe teknologjive informative organizon ekspozitën me titull “Takim me robotët”.  Ekspozita do të mbahet në korridorin e Fakultetit, do të organizohet më datë 26 – nëntor 2014 me fillim në ora 12.

Do të prezantohen punime të cilat janë punuar nga student të Fakultetit, robotë të cilët i posedojnë kompani të tjera private, institucione arsimore dhe organizata të Republikës së Maqedonisë. Me këtë ekspozitë, Fakultetit do të inkuadrohet në javën Evropiane të robotikës (nga 24 Nëntor deri 30 Nëntor 2014).

“Robotë të cilët fluturojnë, lëvizin njëjtë sikur njerëzit, janë në interaksion me rrethinën në mënyra të ndryshme, gjithashtu edhe robotë të cilët luajnë dhe bëjnë sport janë pjesë e javës Evropiane. Kjo ngjarje emocionet i shndërron në një përvojë të shfrytëzueshme e cila i motivon njerëzit që më thellë të njoftohen me shkencat natyrore, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën dhe më pas, të zhvillojnë një qasje me më shumë përgjegjësi rreth shfrytëzimit të robotëve në shoqëri. “thonë organizatorët.

Ngjarja organizohet nga Instituti për automatikë dhe inxhinieri sistematike në FETI , Qendra për studentë të rinj dhe student nga Robomak, së bashku me koordinatorin nacional të javës Europiane të robotikës, d-r Vasko Sazdovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button