Ushtari profesionist i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Maqedoninë lindore

Ushtari profesionist Dragan Manoilov, dyzetvjeçar, sipas informacioneve të para dyshohet për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në mëngjes në Zletovë në afërsi të Probishtipit.

Në vendin e vrasjes dhe përreth janë të pranishëm forca të mëdha policore, të cilat ende gjurmojnë pas të dyshuarit për të cilin nuk dihet nëse është i armatosur. Manoilov gjatë vrasjes ishte në detyrë zyrtare.

Përndryshe, janë vrarë dy burra të rritur dhe një grua gjegjësisht siç raportohet nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për prindërit e bashkëshortes dhe për një burrë tjetër i punësuar në inspektoratin shtetëror të tregut.

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova deklaroi se për momentin po bëhet ekspertizë nga ana e prokurorit themelor publik dhe ekipeve të SPB Shtip. Më shumë detaje policia paralajmëron gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Back to top button