Ndryshimet e ligjit për ndërtim, dënime deri në 1500 euro për rinovimet pa leje

Ndërtimet pa leje dhe restaurimet e objekteve nuk do të mund të lëshohen në përdorim pa certifikatë për efikasitet energjetik. Kjo parashihet me propozim ndryshimet e reja të Ligjit për ndërtim të paraqitur në Parlament, shkruan Veçer.

Sipas ndryshimeve të propozuara, investitorët e këtyre ndërtimeve , pas mbarimit të punës duhet të sigurojnë certifikatë për efikasitet energjetik, karakteristik që duhet ta kenë objektet dhe pa të cilin nuk mund të lëshohen në përdorim.

Me restaurimet nënkuptohet intervenimi në vlerë prej 25 për qind nga vlera e përgjithshme e objektit.

Kjo do të jetë e detyrueshme për të gjithë investitorët të cilët do të kërkojnë leje për ndërtime nga 1 janari 2015. Nëse nuk u përmbahen këtyre detyrimeve, pa marrë parasysh se a është person fizik apo juridik do të paguajnë dënim deri në 300o euro. Dënim prej 2000 – 3000 euro për investitorin, respektivisht personin juridik dhe 1.500 deri në 2000 euro personit përgjegjës.

Dënime më të rënda deri në 12.000 euro parashihet për personat juridik të cilët janë pronarë të objekteve nëse pa leje bëjnë ndryshime të ndonjë pjese.

Një risi tjetër në propozim ndryshimet është edhe ajo se lejet për ndërtime, që i kanë dhënë komunat do të duhet që t’i dorëzojnë në Drejtorinë e të Hyrave Publike në formën elektronike.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button