FSSHM punëson administrator që do tua plotësojë dokumentet

Një administrator me uniformë të kuqe në një kthinë të veçantë do tua plotësojë formularët dhe dokumentet e të siguruarve të Fondin për sigurim shëndetësor në Shkup.

I punësuari në Fond, falas do tua plotësojë formularët të gjithë atyre që nuk dinë dhe nuk munden vet ti plotësojnë të njëjtat. Ai do të qëndrojë në një kthinë të posaçme në hyrje të fondit në Shkup. Nga FSSHM thonë se këtë hap e kanë ndërmarrë pasi që kanë parë se në hyrje të Fondit qëndrojnë njerëz të panjohur të cilët u marrin para të siguruarve për tua plotësuar dokumentet.

Lajme të ngjashme

Back to top button