Kryeparlamentari turk Çiçek mohon se “Besa” mbështetet nga Turiqa

Kryeparlamentari turk Çiçek, ka mohuar zërat se partia e re në Maqedoni “Besa” financohet nga Turqia. Sipas tij një parti politike duhet të tregojë forcën e tyre nga njerëzit dhe jo të kërkojë mbështetje nga jashtë, e cila tregon dobësinë e tyre, raporton Anadoly Agency.

Pas vizitës zyrtare dy ditore në Maqedoni, Çiçek dhe delegacioni i anëtarëve turk do të niset për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pritet të zhvillojë takime me homologun e tij, kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe zyrtarë tjerë të lartë të Shqipërisë.

Çiçek tha se qëllimi i vizitës së tij në Maqedoni është vetë fakti se miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë nuk janë interes politik, por janë qëllime strategjike të bazuara në kulturë dhe histori.

Çiçek theksoi se Maqedonia është zemra e Ballkanit, si dhe zemra e stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe rajon, duke shtuar se Turqia është një nga të parët shtete e cila ka pranuar emrin e Maqedonisë dhe se do të mbështesin rrugëtimin e anëtarësimit të këtij vendi në NATO.

Lajme të ngjashme

Back to top button