Në Maqedoni janë ekstraduar 58 persona, mbi 500 të tjerë kanë flet-arrest

Gjatë këtij viti në Maqedoni janë ekstraduar 58 persona, mbi 500 të tjerë kanë flet-arrest  ndërsa mbeten edhe mbi 500 persona të tjerë për të cilët  ka të lëshuara flet-arreste për ekstradim.

Autoritete gjyqësore thonë se procedura e ngadalshme për ekstradim marrin shumë kohë, dhe në disa raste ndodh që personi i kërkuar të qëndron në burgjet ekstraduese me vite, para se të dorëzohet në shtetin që e kërkon

“Për momentin kemi 505 flet- arreste aktive të brendshme dhe ndërkombëtare. Disa prej të kërkuarve kanë ikur nga burgu dhe nuk ka gjurmë prej tyre. Për disa pritet ekstradimi, ndërsa të tjerët nuk kanë qenë në duart e policisë dhe nuk dihet vendndodhja e tyre”, kanë thënë nga Gjykata themelore në Shkup, për gazetën “Novamakedonija”.

Interpoli ka 327 flet- arreste aktive, ndërsa 25 prej tyre janë shtetas të Maqedonisë. Ata kërkohen për shkak hetimeve dhe vuajtjes së dënimeve me burg në SHBA, Danimarkë, Sllovaki, Kroaci, Slloveni, Gjermani, Shqipëri dhe Rumani. Më i riu prej tyre është 27 vjeçar ndërsa më i moshuari 67 vjeçar.

Lajme të ngjashme

Back to top button