Basha: Rama të japë llogari për premtimet

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i PD, Lulzim Basha i drejtohet kryeministrit, duke theksuar se humbi betejën me realitetin dhe se duhet të japë llogari për premtimet.

“Vajmedeti humbi betejën me realitetin, por njësoj si merhumi i bunkerit, nuk i ndahet dezinformimit.

Shqiptarët presin përgjigje jo dredhime mashtruese online. Mos rrit çmimin e energjisë kur ke premtuar uljen, mos rrit taksat per 100% të shqiptarëve kur ke thënë ndryshe, mos ul investimet dhe përkrahjen sociale.

Jep llogari pse nuk ke hapur asnjë vend të ri pune por ke shkatërruar me mijëra përmes arrogancës, paligjshmërisë dhe represionit qeveritar”. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button