Foshnja e gjetur në Haraçinë, Najden ka ndërruar jetë

Ka ndërruar jetë foshnja e cila në muaji prill u gjet në një oborr të shtëpisë në fshatin Haraçinë të Shkupit, e pagëzuar me emrin Najden që kishte gjuhën e prerë dhe lëndime të rënda trupore.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Klinika për sëmundje të fëmijëve.

Ata thanë se të dielën në ora 3 të mëngjesit Najdeni ka ndërruar jetë pasi që kishte shëndet të brishtë pas tërë atyre maltretimeve që kishte pësuar.

Edhe pse disa herë u lajmërua nga mjekët se gjendja e tij po përmirësohet dhe përkundër disa operacioneve të kryera për fat të keq fëmiu nuk ka mundur të luftojë më për jetë.

Më shtatë prill Najden është gjetur dje në fshatin Haraçinë të Shkupit në oborrin e një shtëpie të në banori të saj. Haraçinasi me inicialet P.P ka informuar se sapo kishte dalë në oborrin e shtëpisë dhe në një kaçubë të kopshtit ka gjetur foshnjën e sapolindur.

Për të kishte edhe aksion humanitar dhe u donuan ushqim dhe veshmbathje. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button