“Shëtit me KËPUCËT e mia” projekt nga fushata kundër dhunës ndaj grave

“Shëtit me KËPUCËT e mia” është projekti që sot do të realizohet në Shkup në suaza të fushatës 16 ditë aktivizim në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Projekti është në formë të tregimit të këpucëve të grave, secila palë me tregimin e saj. Tregimi i këpucëve të zbrazura ka rëndësi dhe asocim të dyfishtë. Këpucët e zbrazura paraqesin gra të cilët kanë qenë të lënduara apo të vrara, gra të cilat janë ballafaqur me dhunën. Këpucët e zbrazura njëkohësishtë e tregojnë guximin e grave të cilat kanë mbledhur forcë të dalin nga ai rreth i magjepsur i dhunës së përditshme.

Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare do të mbajë protestë të qetë nën moton “Stop për dhunën ndaj grave ­ 16 gra të vrara për 6 vite! Çfar ndërmorët?” Kjo fushatë filloi në vitin 2012, është thirrje globale për aksion me qëllim që t’i jepet fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në mbarë botën, ndërsa u bëhet thirrje prindërve, edukatorëve, administratës, ligjdhënësve, shoqërisë, qytetarëve të përqëndrohen në parandalimin e shkaqeve për dhunë ndaj grave përmes edukimit dhe përdorimit të mekanizimit efektivë të cilat do të sjellin deri në uljen e dhunës ndaj grave.

Lajme të ngjashme

Back to top button