Rrahje mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Gjorçe Petrov

Rreth një ore më parë në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, ka patur një rrahje masive mes disa personave ende të paidentifikuar.

Sipas disa dëshmitarëve okularë ngjarja ka ndodhur afër tregut të gjelbër, që ndodhet në këtë rrethinë si pasoj e provokimeve të disa personave që u kanë bërë shqiptarëve që kanë kaluar aty pari.

Më tej informojnë se mes dy grupeve fillimisht ka patur zënkë verbale, kurse më pas ka eskaluar situata me çka janë përfshirë në një përleshje masive dy grupet, ku nuk janë kursyer shqelmat dhe grushtet e shumta në mes tyre, dhe krejt kjo sipas informatave tona ka ndodhur pasi një grup i ka fyer me fjalët më të rënda etnitetin shqiptar, dhe duke thënë se ata nuk “mundin të bëjnë asgjë”.

Në vendngjarje pas disa minutash ka arritur edhe auto ambulanca, që në bazë të informatave të deritanishme të Almakos thuhet se është marrë vetëm një maqedonas pasi ai është lënduar më keq.

Ende nuk ka ndonjë prononcim zyrtarë rreth kësaj ngjarje nga MPB, për shkak të orëve të vona.

Lajme të ngjashme

Back to top button