Protestojnë punëtorë e “Pyjeve të Maqedonisë, në Tetovë

Për shkak të uljes së rrogave për afro shtatë mijë denarë si dhe heqjes së shtesës për ushqim, dhjetëra punëtorë të “Pyjeve të Maqedonisë, njësia “Leshnica” në Tetovë, kanë protestuar sot para drejtorisë.

Punëtorët janë kërcënuar se protesta e tyre nuk do të ndalin deri në shfuqizimin e vendimit. 37 punëtorët e njësisë territorial “Leshnica” në Tetovë, kanë protestuar edhe për mungesën e pajisjeve elementare për punë, pasi nuk posedojnë asnjë mjet përveç një makine edhe atë jofunksionale. Drejtori i “Pyjeve të Maqedonisë”, përmes një bisede telefonike tha se nuk është i njoftuar me problemin në fjalë, ndërsa ka kërkuar nga punëtorët që ta njoftojnë për pakënaqësitë e tyre dhe jo të hyjnë në grevë siç kanë bërë sot.

“Tani jemi të vendosur të bëjmë protestë, të mos shkojmë në punë, më mirë do marrim rrogën minimale se sa të shkoj në punë. Unë të shkoj të punoj të më kërcënohen nëpër terren e ata të kënaqem nuk bën. Unë kur janë punësuar kam marrë 21.000 denar e më tepër, ndërsa tani mar 13 000 pra pas 15 vjetëve punë, unë marr për 7.000 denar rrogë më të vogël”, deklaroi Robert Zllateski, Punëtor në “Pyjet e Maqedonisë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button