Thaçi: Qeveria shumë shpejt

Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës me anëtarët e kryesisë së saj.

Në mbledhjen të cilën ishte i pranishëm edhe kryeministri në detyrë  Hashim Thaçi, PDK ka diskutuar për përshpejtimin e krijimit të institucioneve.

Pas takimit lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka thënë se kjo ishte vetëm një mbledhje e rregullt në të cilën është folur për zhvillimet e fundit politike në end.

”Zhvilluam një mbledhje të rregullt të Partisë Demokratike të Kosovës. Diskutuam për hapat e mëtutjeshëm për përshpejtimin e procesit të implementimit zgjedhor të institucioneve  të reja të Republikës së Kosovës, institucione të dala nga 8 qershori duke respektuar gjithmonë mendimet e Gjykatës ushtetuese”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu Thaçi theksoi se mbrëmë kanë mbajtur një takim të shkurtë mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe  Lidhjes Demokratike  të Kosovës.

Në atë takim kryeministri ka njoftuar se është folur mes grupeve punuese për çështjen e implementimit të marrëveshjes sa i përket harmonizimit të programit qeverisës të ardhshëm 4 vjeçar duke përfshi edhe komunitetet që do ti bashkëngjiten.

Për më tepër Thaçi theksoi gjithashtu se tash është duke u punuar më lehtë rreth kësaj çështje sepse që të dy partitë janë të një orientimi që mbrojnë vlerat dhe interesat e qendrës së djathtë në Republikën e Kosovës dhe që është një koalicion i shumicës së qytetarëve.

Ai foli me një optimizëm të madh se gjithçka do të shkojë sipas marrëveshjes .

Megjithatë në fund Thaçi nuk iu përgjigj pyetjes se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm për ta lënë atë mister edhe për një kohë.

Lajme të ngjashme

Back to top button