Ahmeti takon ambasadorin e ri të Spanjës Ramon Abaroa Caranza

Sot në selinë e partisë në Tetovë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur Ambasadorin e ri të Spanjës në Maqedoni, Ramon Abaroa Caranza.

Kryetari Ahmeti i uroi mirësardhje në Maqedoni dhe punë të mbarë Ambasadorit Caranza duke shprehur bindjen e vazhdimësisë së marrëdhënieve të shkëlqyera me autoritetet spanjole gjatë viteve.

Ambasadori Caranza theksoi që Spanja është një vend mik i Maqedonisë dhe shprehu mbështetjen e plotë të vendit të tij për integrimet EuroAtlantike të Maqedonisë.

Ambasadori i Spanjës shfaqi interesim për proceset e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, reformat vendore, rolin e opozitës dhe çështjen e emrit.

Kryetari Ahmeti theksoi që zgjidhja e emrit do të mbarëson të gjitha ngecjet tjera. Çdo vonesë në këtë drejtim sjell rrezik për vendin. Maqedonia ka vetëm një alternativë e ajo është integrimi EuroAtlantik, ndërsa për ta realizuar këtë synim, duhet ta zgjidhim kontestin e emrit. Moszgjidhja e këtij problem na mban në Status Quo, por edhe na sjell regres.

Për këtë arsye, komuniteti ndërkombëtar duhet të kyçet drejtpërdrejt në lehtësimin e arritjes së kompromisit midis Athinës dhe Shkupit sepse zgjidhja është afër ndërsa kompromisi arrihet vetëm nëpërmjet të dialogut të ndërmjetëm.

Kryetari Ahmeti porositi nevojën e kthimit të opozitës në parlament dhe të ndërtimit të një agjende progresive dhe konstruktive nga ana e saj me ç’rast tek BDI do të gjejnë partner. Çështjet e tyre mund ti adresojnë më së miri në Parlament dhe vetëm ashtu qytetarët do të vlerësojnë ofertën e opozitës

Lajme të ngjashme

Back to top button