Lustrohet një ish drejtor i shkollës së Zajazit, spiunonte studentët në Prishtinë

Komisioni për Verifikimin e Fakteve në seancën e sotme shpalli edhe tre persona për bashkëpunëtorë me shërbimet sekrete nga arsye ideologjike-politike.

Ashtu siç informojnë nga Komisioni për lustrim, njëri person ka qenë ish drejtor i shkollës fillore qendrore në fshatin Zajaz dhe ka punuar nën pseudonimin “Luben”. Ende si student ky person ka dhënë informata në Prishtinë për studentët – pjesëmarrës në demonstratat kosovare nga arsye politike-ideologjike dhe partiake. Pas tij, potencojnë nga Komisioni ka më shumë se 30 dokumente me të cilat qartë konfirmohet bashkëpunimi.

Komisioni solli vendim me të cilën është konfirmuar bashkëpunimi i ish konsullit të përgjithshëm në Toronto, Kanada i cili nga arsye ideologjike-politike ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete dhe ka dhënë informata për diasporën e Maqedonisë dhe Organizatat e Maqedonisë në Kanada dhe Amerikë.

Personi i tretë është ish sekretari i SHIK “Strumicë” i cili ka dhënë informata për anëtarët e emigracionit të Maqedonisë në Brazil. Letrat që ai i ka marrë nga familjarët e tij të afërt ua ka dorëzuar shërbimeve sekrete.

Të tre personat, janë shpallur bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, janë gjallë dhe në afat prej tre ditëve në ueb faqen e Komisionit do të shpallen dokumentet me të cilat konfirmohet vendimi i tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button