Fillon ndërtimi i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Në Tetovë kanë filluar punët për ndërtimin e objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës.

Për ndërtimin e këtij objekti janë ndarë 13 milion euro, shumë kjo e cila pritet të rrumbullakos fazen e parë të punimeve.

Objekti ir i do të ketë një shtrirje më të gjërë për të cilën parashikohet që të alrgohen edhe baragët që gjenden fare pranë shtëpisë së kulturës prgjatë rrugës.

“Është e vërtetë se ka pas zhagitje, por, jo aq sa e mendon opinion, në këtë fazë ka pas zhagitje shkaku se janë kryer punët përgatitore që kanë të bëjnë kryesisht me çështje administrative përfshi këtu edhe anën teknike të realizimit të projektit. Mbi bazë të asaj që është dinamikë edhe buxhetore edhe e cila kryesisht kushtëzon ndërtimin parashihet që ky objekt të përfundojë brenda tre vjetësh. Për këtë fazë ka diku rreth 13 milion euro, të cilat besoj që janë të mjaftueshme për të arrit deri në fazën kur do fillojnë punët finale, pastaj shohim e bëjmë”, u shpreh Haki Fazliu, Drejtor i Shtëpisë së kulturës në Tetovë.

Firma që do të kryejë punimet “Urban Plan Contruction” nga Tetova ka marrë përsipër realizimin e tërësishëm të projektit, i cili hapjen solemne pritet ta ketë në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Back to top button