Barrierat teknike në kuadër të CEFTA-s demotivuese për eksportuesit

Mosnjohja e ndërsjellë e certifikatave veterinare, fitosanitare dhe tjetra, të domosdoshme për këmbim të prodhimeve bujqësore-ushqimore edhe më tej është një nga problemet kyçe të vendeve-anëtare të CEFTA-s.
Siç u tha sot në konferencë për shtyp në Odën ekonomike, barrierat teknike, jotarifore të tipit të tillë gjithnjë e më tepër i demotivojnë eksportuesit, ndërsa bilanci tregtar me vite mbetet i pandryshuar.
“Edhe pas aq viteve nga ekzistimi i CEFTA-s, pasi u kristalizuan problemet dhe një numër i madh i tyre janë zgjidhur, ky mbeti dhe po ekziston tërë kohën, madje edhe kaloi në shprehi. Po zvarritet importi/eksporti, malli qëndron në kufi, ndonjëherë kalon, ndënjëherë jo. Derisa konfirmohet se metoda për analizë është e mirë, nëse certifikata do të pranohet ose jo, koha kalon”, tha Vasko Ristovski nga Oda, duke prezantar një pjesë të grupeve punuese përmes projektit CEFTA-DIHK.

Tre vite të plota, shtoi, importi dhe eksporti në disa degë nga sektori, eksport të vajit për ushqimm miell, prodhime furre, ujë mineral, qumësht dhe prodhime nga qumështi. Këtu ku jemi të fuqishëm në krahasim me vendet e tjera, janë edhe pjesa më emadhe e barrierave. Për prodhimet të cilat janë deficitare për tregje të caktuara, megjithatë, pothuaj as që kemi barriera”, theksoi Rustovski.
Në mbledhjet punuese të CEFTA-s, të mbajtura këto ditë në Shkup, përveç se është e domosdoshme të tejkalohen pengesat aktuale, u konstatua edhe nevoja nga krijimi i kalimit më të lehtë të mallit dhe shërbimeve që të lehtësohet biznesi, si dhe platforma për sa më pak dokumente dhe liberalizim më të madh.

Duhet të ndryshohet edhe struktura e tregtisë në rajon, më shumë të përfaqësohen prodhimet me vlerë më të madhe të shtuar. Në këtë momentdominojnë prodhimet bujqësore, derivatet dhe gjysmëprodhimet.
“Edhe kësaj radhe porosia ishte që të vendoset theks në liberalizimin e shërbimeve, kufijtë të mos na ndajnë, por të na lidhin , të sigurohet pjesëmarrje edhe bashkëpunim i mëtejshëm aktiv me institucionet shtetërore. Rajoni duhet sa më shpejtë të krijojë treg të përbashkët për investime, për furnizimet publike, treg energjetik dhe bashkësi transportuese”, tha Jadranka Arizankovska, këshilltare e lartë në Odën ekonomike.
Konkludimi është se CEFTA shënon përparim, por është e domosdoshme intensifikisht të vazhdojë plotësimi i obligimeve nga Marrëveshja, pasi ato do ta shndërrojnë rajonin në hapësirë të përbashkët ekonomike të tregtisë së liberalizuar, shërbimeve dhe investimeve, gjë që, megjithatë, do të jetë evaluacion i gatishmërisë për integrimin në BE. Njëheri do të ndikojë edhe në përforcimin e konkurrencës në rajon, si dhe në tërheqjen e investimeve të huaja.

Sipas statistikës, në nëntë muajt e parë të këtij viti këmbimi tregtar i Maqedonisë me vendet nga CEFTA është zvogëluar për 4,3 për qind, eksporti shënon rënie për 8,6 për qind, ndërsa importi është rritur për 19,7 për qind. Eksporti është rreth 460 milionë dollarë, ndërsa importi 510 milionë dollarë. Mbulimi i importit me eksportin është 68,2 për qind, ndërsa deficiti tregtar është 1,724 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button