Gjendet një trup i karbonizuar në Tetovë

Në një livadh përgjatë rrugës lokale që lidh fshatrat Jegunocë dhe Përshevcë është gjetur i vdekur 73 vjeçari B.C., nga Jegunoca.

Sipas policisë trupi i 73 vjeçarit B.C ka qenë në gjendje të karbonizuar, derisa në dy­tre metra larg tij është gjetur një kosh plastik me material të panjohur djegës. Policia ka fotodukmentuar dhe ka dhënë në eskpertizë të gjitha faktet që ka gjetur në vendngjarje. Vendi është siguruar nga ana e ekipit të SPB të Tetovës.

Ndryshe mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 një 36 vjeçar nga Jegunoca ka raportuar se gjatë ditës rreth orës 9 komshia e tij B.C ka dal nga shtëpia ku jeton vetëm dhe nuk është kthyer. Sipas tij, 73 vjeçari B.C trupi i të cilit është gjetur sot, kishte marr drejtimin drejt Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button