Shkupi e qerasi Tiranën me pesëshe

Anëtari i ri i Ligës së Dytë, Shkupi ka zhvilluar dhe miqësoren e parë në kuadër të fazës së dytë të përgatitjeve të cilën po e zhvillon në qytetin e Strugës, gjegjësisht në stadiumin e Karaormanit. Të përzgjedhurit e trajnerit Visar Ganiu dhe ndihmësve Meriton Berisha e Zekirija Ramadani kanë matur forcat me ekipin U-19 të klubit futbollistik Tirana, të cilët i kanë mundur me rezultat të thellë, 5:1.

Fillimisht mësojmë se treshja e trajnerëve kishin eksperimentuar me futbollistë të rinj, e të cilët kanë përfunduar pjesën e parë duke luajtur baras 0:0. Mirëpo pjesa e dytë ka qenë krejt ndryshe, pasi që në fushë janë futur 11-të futbollistët më të mirë të skuadrës shkupjane. Kjo ka rezultuar dhe me shumë gola në portën e tiranasve. Për Shkupin dy herë ka shënuar Ardian Nuhiu, më pas edhe dy të tjerë i ka shënuar Ertan Hasan, ndërsa një gol ka qenë vepër e futbollistit Eroll Ibishi.

Mirëpo për të mos ikur duarzbrazët tiranasit, në fund të ndeshje arrijnë që të shënojnë një gol ngushëllimi. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan të mërkurën kundër ekipit të Zajazit në Kërçovë. Të përkujtojmë se që të dy këto ekipe tani më janë pjesë e Ligës së Dytë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button