E kidnapuan dhe më pas e kërcënuan me video xhirime

Një grua nga Resnja është kidnapuar dhe derisa nuk ishte në vetëdije është xhiruar me kamera për ta kërcënuar më pas që t’ju jep rrëmbyesve 4 mijë euro. Pasi që pagoi gjysmën e shumës, viktima nga Resnja i ka paraqitur persona në polici.

Për këtë vepër penale të dyshuar janë G.T (33) dhe B.O (45). Sipas MPB-së 33 vjeçari muajin e kaluar e ka takuar vajzën në afërsi të vendit të saj të punës në Resnjë dhe më pas e ka kërcënuar se do ti dëmtojë familjen e saj duke e detyruar që të futet në makinë të cilën e drejtonte i dyshuari i dytë 45 vjeçar. Më pas viktimën e kanë dërguar në një vend të panjohur dhe më pas nuk kujtohet se çka ka ndodhur.

Pas dy javëve 33 vjeçari është paraqitur në punën e viktimës duke i treguar video xhirimet dhe ka kërkuar prej sajë 2 mijë euro që të mos i bëj publike videot. Pasi ka marr borxh prej 1 mijë eurove viktimës i është kërkuar edhe 2 mijë euro të tjera pas çka ajo lajmëron policinë. Policia thotë se ka ndërmarrë masa dhe ka siguruar materialin e nevojshëm për rastin.

Lajme të ngjashme

Back to top button