Thaçi: Brengosëse përkeqësimi i pozitës së shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve të rregullta me përfaqësues të akredituar në vend, realizoi takim me Ambasadorin e ri të Spanjës, Ramon Abaroa Karanza.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, procesin integrues të vendit, marrëdhëniet ndëretnike dhe tema të tjera me karakter politik.

Kryetari Thaçi në takim potencoi se çështjet të cilat të gjithëve na shqetësojnë janë mungesa e perspektivës euroatlantike të vendit, e veçmas është brengosëse përkeqësimi i pozitës së shqiptarëve si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekomomik, si pasojë e politikave të gabuara të qeverisë aktuale të Maqedonisë. Në këtë drejtim, Kryetari Thaçi theksoi se PDSH-ja ka zgjidhje për këto probleme me anë të marrëveshjes politike që ofron ajo.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se dialogu politik është me rëndësi të veçantë, veçanërisht për vendet aspirantë dhe se rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik në mes të forcave kryesore, do të ndikonte në adresimin e drejtë të temave të hapura në vend.

Kryetari Thaçi theksoi se prioritet absolut i PDSH-së dhe i shqiptarëve të Maqedonisë mbeten integrimi në NATO dhe BE, si dhe çështjet e hapura me karakter ndëretnik dhe në këtë drejtim PDSH do të vazhdojë të komunikojmë me të gjithë faktorët relevant në vend dhe jashtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button