fbpx

Si të jeni më të lumtur në dimër, ja disa ide

Gëzimet te vogla te përditshme, momente qe ia dedikojmë vetes tone dhe qe bëjnë çdo dite me te veçante.

Oscar Wilde thoshte: “lumturia nuk është te kesh atë qe dëshiron, por te dëshirosh atë qe ke”, dhe ne fakt te themi te vërteten nuk është e gabuar. E vërteta është se lumturia gjenden ne gjerat me te thjeshta qe ndodhin çdo dite ku shpesh here nuk jua dimë vlerën. Se behet fjale për te qeshur deri ne lot para një video qesharake ne Youtube, për një çokollate qe e ndajmë me miket deri tek një banje e ngrohte dhe relaksuese, këto janë gjeste te vogla qe mbushin rutinën dhe na falin momente gëzimi.

Ka disa gjera nga te cilat nuk duhet te hiqni kurrë dore si…

Një banje e ngrohte dhe e gjate

Me shkumë te aromatizuar, qirinj dhe kripëra, nuk ekziston asgjë me shume rigjeneruese se kaq. Variantet për ti kombinuar janë me mijëra dhe mund te zgjidhni atë qe ju preferoni, një gote vere, pak muzikë ne sfond, një libër, një cigare, çfarëdo qofte zgjedhja juaj nuk mund ti mohoni vlerat dhe efektin problem-solving për një banjë te mire. Fikni telefonin dhe lini magjinë t’u mbështjellë.

Çokollata e ngrohte

Është mëkati qe na pëlqen me shume, një çokollate e mire me pana dhe kakao te hedhur ne maje, qe ne çdo gllënjke qe çon papritur ne fëmijërinë tone. Kjo është një must për dimrin!

Te qëndroni ne shtrat deri vone

Zilja bie por ju nuk keni ndërmend te ngriheni dhe dëshironi te qëndroni ngrohte ngrohte ne shtratin tuaj sa t’u doje qejfi, sepse është e shtune apo sepse sot keni vendosur qe është kështu. Nuk ka rëndësi sa kohe te çmuar humbisni mes zgjimit dhe gjerave te tjerave për te bere. Sot nuk është problemi juaj.

Te kaloni ditën para TV

Te mbylleni ne shtëpi edhe për një dite te vetme mundësisht me pizhame duke ngrënë ëmbëlsira ne divan te mbuluar me një batanije te ngrohte. Dhe me pas te jeni te qeta për te menduar se çdo te bëni për gjashte, tete apo 14 orët ne vazhdim vetëm duke pare TV dhe asgjë tjetër. Kjo po qe është jete!

Një shëtitje ne ajër te pastër

Nuk po flasim për një shëtitje ne supermarket, por për një shëtitje te vërtet ne parqe, kjo shëtitje do t’u jap hapësirën fizike dhe mendore për te reflektuar por edhe mundësinë për tu shkëputur nga ajo qe ju shqetëson, qofte edhe për një moment.

Te shihni video qesharake

Mund te jete edhe një vend çfarëdo për te qeshur me një video zbavitëse ku një mace vrapon pas hijes se saj apo shume te tjera. Youtube ekziston pikërisht për këto.

Te gllabëroni një libër

Qofte një libër klasik qe e keni lexuar dhjetëra here apo një romance e re, asnjë kohe nuk është e shpenzuar me mire se te lexoni një libër te bukur pa u shqetësuar për orarin.

Te gatuani për te tjerët

Te gatuani ju vet mund te jete shume terapeutike por te shtoni dhe kënaqësinë altruiste gatimi do t’u bej te ndiheni ndryshe. Te përgatitni ushqimin është baza e te gjitha eksperiencave sepse është bukur te përzieni dashurinë me gatimet e përgatitura ne shtëpi me kujdes.

Te përfundoni atë gjë qe keni lënë pezull

Me ne fund keni gjetur kohen për ti dedikuar! Te telefoni një mike qe keni kohe pa u pare dhe dëgjuar apo te pastroni shtëpinë etj, vetëm fakti qe hiqni diçka nga lista juaj e punëve për te bere është një kënaqësi qe nuk duhet ta nënvlerësoni.

Një mbledhje me miket

Thërrisni miket me te dashura, furnizohuni me çokollate dhe vere dhe kaloni te gjitha se bashku një nate te mrekullueshme pikërisht ashtu sikur ishit edhe te vogla qe organizonit party me pizhame.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close