Pritja mbaroi, Dukesha Kate lind Mbretin e ardhshëm të Britanisë

Familja Mbretërore britanike është shtuar me anëtarin e saj më të ri. Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton lindi fëmijën e saj të parë nga martesa me Princin William; ai është djalë.

Lajmi u njoftua nga Kensington Palace, aty ku Kate u shtrua që në orët e para të mëngjesit të së hënës. Sipas njoftimit, si foshnja ashtu edhe nëna e tij gëzojnë shëndet të plotë.

Foshnja ka lindur në orën 4:24 me orën lokale, peshon 3.8 kilogram dhe i gjatë 42 centimetra. Emri i princit do të merret vesh në orët apo ditët në vijim. Ai është trashëgimtari i tretë në radhë për kurorën e Mbretërisë së Bashkuar.

Lindja u njoftua sipas mënyrës tradicionale me një zarf ku ishin të shkruara detajet e fëmijës i cili nga spitali do të dërgohet në rezidencën e Mbretëreshës në Londër, ku lajmi më pas do të vendoset në një tabelë përpara Pallatit Mbretëror “Buckingham Palace”.

Qindra britanikë pritën me gëzim lajmin e lindjes. Shumë prej tyre qëndruan përpara dyerve të ndërtesës së spitalit për orë me radhë. i njëjti spital ku Princesha Diana u dha jetë dy princërve, William dhe Harry.

Princin e ri dhe mbretin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar e priti edhe Mbretëresha Elizabeth. Ajo shtyu për më vonë nisjen e pushimeve vjetore për këtë shkak.

Lajme të ngjashme

Back to top button