Memeti: Qytetarët më shumë ankohen për punën e organeve gjyqësore

Pjesa më e madhe e ankesave të qytetarëve ka të bëjë me parregullsitë dhe vërejtjet për sistemin gjyqësorë më pas ankesa shtrohen edhe për çështjet pronësor juridike për të drejtat e punëtorëve, punën e policisë, konstaton Avokati i Popullit Ixhet Memeti në konferencën kushtuar të drejtave të qytetarëve që mbahet në Ohër.

Memeti tha se qytetarët edhe më tutje ballafaqohen me probleme si në  rastin e  bankave kur lëshojnë vendime ekzekutive duke përfshirë një të tretën e të ardhurave të qytetarëve që është në kundërshtim me legjislacionin.

Avokati i Popullit, konstaton se në të drejtën zgjedhore nuk ekziston shpejtësia e realizimit të të drejtës së qytetarit si zgjedhës.

“E drejta zgjedhore kushtëzon azhurnimin dh mbrojtja e vetme që ofron Avokati i Popullit në këtë fazë kufizohet vetëm në gjetjen e qytetarëve në listën zgjedhore, respektivisht vetëm për t’i informuar”, tha Ixhet Memeti.

Përfaqësuesi i ambasadës amerikane, Mark Laser, përshëndeti reformat që bëhen në vend në aspektin e përmirësimit të sistemit gjyqësorë dhe hapat në aspektin e reformave të politikës ndëshkuese.

“Kuptohet ka edhe shumë fusha ku mund të punohet më mirë, veçanërisht e inkurajojmë qeverinë të ndajë më shumë mjete për financimin e sistemit gjyqësorë në tërësi dhe të aktiviteteve që do të sjellin më shumë informim për qytetarët”, tha Laser.

Lajme të ngjashme

Back to top button