Studentët e Manastirit pengohen nga fakulteti për të mbajtur plenumin

Plenumi i studentëve nga Manastiri më 17 nëntor 2014 tentoi të mbante një plenum për sjelljen  disa vendimeve për iniciativën e testimit ekstern  ët studentëve në hapësirat e fakultetit tekniko – teknologjik në Veles studime të disperzuara në Manastir. Pa asnjë paralajmërim nga fakulteti studentët janë penguar nga administrata duke i mbyllur dyert e fakultetit. Sipas komunikatës së plenumit studentëve nga Manastiri, kjo nuk i ka penguar ata që ta mbajnë plenumin në ambient të hapur.

Plenumi i studentëve ka shtruar kërkesë me shkrim deri të fakulteti teknologjik për mbajtjen e një plenumi të dytë, por edhe kësaj here ata nuk morën ndonjë përgjigje dhe sërish plenumin e mbajtën në ambient të hapur.

Edhe përkundër tendencave të fakultetit  që të pengojë mbajtjen e plenumit, studentët vazhdojnë me punën dhe informojnë opinionin se plenumi i tretë do të mbahet më 26 nëntor.

Lajme të ngjashme

Back to top button