Lufta e golave, Ronaldo kundër Messit

Cristiano Ronaldo kundër Linel Messit. 5 golat e javës së 12 të shënuar nga dy sulmuesit janë treguesi më i qartë i një dualizmi që pritet të vazhdojë gjatë në Primera Division. Statistikat janë të ftohta dhe flasin qartë. Duke nisur që nga sezoni 2010-2011 të dy shënojnë me një vazhdimësi të frikshme.

Luzitani e ka mesataren e rrjetave personale 1.11 për ndeshje, ndërsa Messi 1.10 me respektivisht 197 dhe 199 gola ku argjentinasi numëron 4 sfida më shumë. As viti më i mirë në Angli me 31 gola nuk e arrin mesataren që portugezi regjistron në Madrid. Në sezonin 2007-2008 numri 7 shënoi 31 gola me një mesatare 0.91 realizime për ndeshje, ndërsa një vit më pas, Messi shënoi 23 herë me mesataren 0.74.

Pesë vitet e fundit në Primera njohin vetëm dy mbretër, Messin në sezonet nga 2010-a deri në 2012-ën dhe Cristiano Ronaldon në dy sezonet e fundit. Ata janë të vetmit që kanë kaluar shifrën e 38 golave sezonalë, arritje që në të shkuarën është regjistruar vetëm nga Zarra e Sanchez. Në sezonin 2010-2011, Cristiano shënoi 40 gola, 10 më pak se argjentinasi, ndërsa këtë vit, CR7 numëron 20 rrjeta kur nuk jemi futur ende në muajin dhjetor.

Gjithsesi, java e 12 foli me gjuhën e Messit, i cili shënoi një 3 golësh duke kapur shifrën 253, 2 më shumë se legjenda e Athletic Bilbaos, Zarra. Aktualisht, diferenca mes dy yjeve të futbollit spanjoll është 51 gola më shumë për Lionel Messin dhe me shumë mundësi, do të jetë argjentinasi ai që do të bëjë ligjin nëse nuk vendos të largohet nga kampionati spanjoll.

Lajme të ngjashme

Back to top button