‘Januzaj refuzoi shallin e Kosovës’

Në ndeshjen Arsenal – Manchester United, ishte i pranishëm edhe trajneri i portierëve të Përfaqësueses së Kosovës për U-21, Naser Prapashtica.

Ai kishte ulësen pranë bankinës së Manchester United dhe me këtë rast ndërroi disa fjalë me mesfushorin me prejardhje nga Istogu, Adnan Januzaj.

Naseri i cili në çdo derbi evropian ku është i pranishëm mban me vete shallin e Llamkos Kosovës dhe Flamurtarit kishte ftuar Januzajn të bëjë një foto me të.

“Isha ulur pranë bankës së Manchester United. Adnan Januzaj ishte në bankë pasi trajneri nuk e futi nga fillimi në lojë. Unë bisedova me të dhe e ftova të dal në foto me mua. Por, ai refuzoi kur e pa shallin me mbishkrimin ‘Forca Kosova’. Nuk e kuptoj pse e bëri këtë”, thotë Prapashtica për gazetën Arenën duke shtuar se u dëshpërua me sjelljen e djaloshit të ri./GazetaExpress

Lajme të ngjashme

Back to top button