Mancini i lumtur me paraqitjen e Interit

Trajneri italian i Interit, 49-vjeçari Roberto Mancini është i lumtur me performancën e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj rivalit lokal, Milan.
“Derbit janë gjithmonë të vështirë dhe ky nuk ishte ndryshe”, tha ai pas ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën se si luajti skuadra, pasi që të ndërrosh për pesë ditë sistemin me të cilin është luajtur për një vit e gjysmë nuk është e lehtë”.
Ai theksoi se duhet kohë që skuadra të përshtatet me metodat e tij.

“Nuk pres ta ndryshoj komplet skuadrën për pesë ditë, sidomos kur ndryshon i gjithë sistemi. Do duhet kohë për këtë punë, por objektivi ynë është të fitojmë sa më shumë ndeshje që mundemi për një kohë të shkurtër, edhe nëse nuk jemi në 100 për qindëshin tonë. Thjesht duhet kohë për t’u adaptuar dhe sinqerisht, nuk e di se sa”, përfundoi Mancini.

Lajme të ngjashme

Back to top button