Harta e sulmeve terroriste: Kosova më e rezikuar, Maqedonia dhe Shqipëria më pak të rrezikuara

Instituti Australian për Ekonomi dhe Paqe për vitin 2014, ka bërë publik raportin e rrezikshërisë nga terorizmi i cili në hartën me 162 shtete e radhit Maqedoninë në vendin e 75.

Por duke iu referuar Rajonit, Kosovës i kanoset rreziku më i madh nga sulmet terroriste nga territoret e ish Jugosllavisë, duke u radhitur në vendin e 54. Shteti i Kosovës lë pas Bullgarinë në vendin e 60, Bosnjen e 86­a, Mali i Zi i 87­ i, e më pas vjen Serbia në vendin e 89. Kroacia ndodhet në vendin e 105 ndërsa Shqipëria më pak e rrezikuar nga sulmet terroriste. Ajo radhitet në vendin e 107, duke qenë e fundit në Rajon.

Në top listën e këtij raporti ndodhet Iraku, duke u pasur me vende të tjera të Lindjes së Mesme. Afganistani është i dyti më i rrezikuar nga sulmet terroriste, për të vijuar me Pakistanin në vend të tretë, më tej Nigelia dhe Siria në vendin e pestë. Pikërisht në këto vende kanë humbur jetën dy të tretat e numrit të përgjithshëm të të vrarëve nga sulmet terroriste.

18 mijë jetë janë humbur nga sulmet terroriste në vitin 2013, thuhet në raportin e Institutit Australian për Ekonomi dhe Paqe, duke u rritur me 61 përqind në krahasim me vitin 2012. Por duke marrë parasysh sulmet e Shtetit Islamik ISIS i cili operon në Lindjen e Mesme, ekziston frika se numri i të vrarëve për vitin 2014 do të mund të jetë edhe më i lartë.

Raporti, i cili evidenton me ngjyrë më të errët vendet që paraqiten si më të rrezikuara nga terrorizmi, evidenton se 66 % e sulmeve janë kryer nga 4 organizata terroriste, ISIS, Boko Haram, talebanët dhe Al Qa’ida.

Sakaq, 82 % e vdekjeve kanë ndodhur në 5 shtete të Lindjes së Mesme, pikërisht vendet që kryesojnë listën e më të rrezikuarve nga sulmet, Iraku, Afganistani, Pakistani, Nigeria dhe Siria. E 90 % e këtyre sulmeve kanë ndodhur pikërisht në vendet ku shkelja e të drejtave të njeriut është në fenomen.

146520

146521

Lajme të ngjashme

Back to top button