Xiaomi synon ‘pushtimin‘ e botës së telefonave inteligjentë

Pavarësisht tregut “të limituar”, Xiaomi ka arritur të zërë vendin e tretë si kompania më e madhe në botë për prodhimin e telefonave inteligjentë. Ajo ka arritur të tejkalojë edhe kompani të tilla si LG, Sony, Lenovo, HTC, etj të cilat kanë kohë që janë krijuar si dhe janë të përhapura në të gjithë botën.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Xiaomi është shumë optimist për të ardhmen dhe ka deklaruar se në 5-10 vitet e ardhshme Xiaomi do të tejkalojë edhe Apple-in e Samsung-un, dhe do të ngjitet në vend të parë si kompania më e madhe në botë për krijimin e telefonave inteligjentë.

Pajisjet e saj me cilësi të lartë dhe me çmim të arsyeshëm kanë tërhequr me miliona klientë. Kujtojmë këtu njësitë e shumta që ajo ka shitur brenda disa minutave, apo që vetëm Ditën e Beqarëve ajo arriti të mbledhë 163 milionë dollarë të ardhura.

Lajme të ngjashme

Back to top button