fbpx

Rita në top formë

Bukuroshja shqiptare Rita Ora, ditëve të fundit po qëndron në Abu Dabi. Ajo ka postuar një fotografi në rrjetin ‘Instagram’ ku shihet se ajo ka bërë flokë të kaltra dhe përmes shkrimit të lënë në këtë foto, ajo me padurim po pret që të merr pjesë në ‘partyn’ që do zhvillohet në plazhet e këtij vendi.

“True Blue for Abu Dhabi by the besties @chrisappleton1@eosborne_makeup beats by the beach!! See you tonight! Everybody be there! I can’t wait!” ishte shkrimi i saj.

Ndryshe, Rita po ashtu do të jetë pjesë e projektit ‘Project Etoiles’ ku do të përforcojë në mesin e yjeve tjera me famë botërore si Miguel, Tinasche e shumë të tjerë.

Rita Ora gjatë muajit dhjetor do të jetë në faqen e parë të revistës L’Officel të edicionit të Singaporit.

Biondja bukuroshe ka postuar disa foto në profilin e saj zyrtarë në rrjetin Instagram , ku ka falënderuar revistën L’Officel.

“Lofficiel Singapore më ka bërë vajzën e ballinës për edicionin dhjetor/janar mu në kohën e duhur!!.

Rita në top formë

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close