Maqedonia merr sot kryesimin me Iniciativën Qendrore-Evropiane

“Maqedonia e ndërmerr kryesimin nga Austria në NQE. Do të kem fjalim. Mundësi e mirë për promovim, kontakte dhe realizime të qëllimeve tona. Do të ketë ngjarje edhe në Maqedoni në periudhën e ardhshme”, deklaroi mbrëmë kryeministri Nikolla Gruevski.

Kryetari i Qeverisë do të marrë pjsë në Forumin e 11-të eurokonomik të Vjenës – Vjena samit 2014 “Vizione dhe përgjegjësi në kohën e ndryshimeve”, në të cilin do të ketë fjalim të vetin. Në samit është paralajmëruar edhe pjesëmarrje e liderëve të tjerë evropianë.

Gruevski paralajmëroi se në Vjenë do të takohet me kryetarin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe me kryeministrat e Austrisë, Çekisë, Italisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button