LSDM: Prapavija e rastit Subrata Roj është që dikush ta vjedhë liqenin

Gruevski dhe Stavrevski nuk kanë të drejtë të fshihen pas deklaratave me shkrim, ashtu siç bënë me këtë të fundit duke deklaruar se ato asnjëherë nuk kanë thënë se Subrata Roj do të investojë ën Maqedoni, tha zëdhënësi i LSDM-së Petre Shillegov.

Ai theksi se kryeministri dhe zëvendëskryeministri duhet të mbajnë përgjegjësi për aventurën e Subrata Rojt dhe opinionit publik t’ia tregojnë dëmet që janë shkaktuar shtetit.

‘Duhet të dalin dhe publikisht të tregojnë se e kushtoi Maqedoninë biznesi i tyre me Subrata Rojn dhe personalisht ti paguajnë të gjitha harxhimet që janë bërë për të ashtuquajturin ‘investitorë’. Dhe përfundimisht të tregojnë nëse kjo episod e ashtuquajtur Subrata Roj ka një prapavijë që dikush tjetër të punojë pa ndërpre në gjithë bregun e liqenit të Ohrit?’, deklaroi Shillegov.

Lajme të ngjashme

Back to top button