Hapet “Bari i Akullt” në pikë të verës në New York

Një bar akulli u hap në javën e parë të korrikut edhe në Manhattan Midtown, ose, më saktësisht, në hollin e Hotelit në Midtown “New York Hilton Hotel”.

Gjithçka ka filluar me nxehtësinë e verës së “çmendur”, dhe që tani njujorkezët janë të gatshëm për të ndier edhe të ” dridhurat e mëdha” të dimrit të akullt – në mes të verës, dhe, në mes të qytetit Manhattan – New York.

“Bari i akullt” gjendet në mes të qytetit në Midtown New York Hilton në Sixth Avenue. Hyrja kushton 20 dollarë dhe përfshin veshje të stilit eskimez me doreza dhe një gëzof me kapuç. Për çdo klient ka një kokteje me pije të ndryshme nën një temperaturë minus 5 gradë Celsius.

Lokali është i tërë i bërë prej akulli. Dy “Guvat e akullta”, muret, kollanat ,tavolinat, ulëset, dyshemeja , tavani, të gjitha janë bërë prej akulli – përveç se pjesa e sipërme (mbulesa e tavolinave dhe banakut), është prej xhami të trashë, druri dhe mermeri, lëkurë dreri në disa vende të lokalit.

“Muret, dhe gjithçka”, tha menaxheri Chris Eldridge, duke shtuar se “Karriget ku ju keni për t’u ulur në, madje edhe drita mbi kokën tuaj janë bërë prej akulli.”

Arkitektët dhe krijuesit e këtij lokali thonë se kjo është gdhendur e gjithë nga pllaka të trasha akulli “100 për qind të sjellura nga Poli i Veriut – Kanadaja.

Temperatura brenda në Bar, është 23 gradë Fahrenheit, kjo përkthehet në minus 5 gradë Celsius. Ftohja bëhet me pajisje automatike që mund të shkrijë dhe ngrijë njëlloj si në Arktik.

“Kjo, është një përvojë, që do t’ju qetësojë trupin dhe klientët të relaksohen në mes të kësaj vape të madhe!” thotë në faqen e internetit pronari i kompanisë, i cili këtë koncept e ka krijua më parë në Zelandën e Re nga krijuesi Craig Ling, pastaj ai ka testuar të bëjë të njëjtën gjë, kur ngriti një banesë eskimeze në Olimpiadën 2010 në Vankuver. Ling është tani një partner në biznesin e Nju Jorkut.

Kamarieri Paulin Stavros është veshur me të brendshme termike dhe çizme bore.
“Bar i akullt” ka një orar mjaft të pranueshëm, hapet prej orës 2 pasdite, dhe mbyllet në orën 10 të darkës. Shtypi njujorkez shkruan se kjo është një përpjekje multimilionëshe e një projekti i cili ka kushtuar mbi 5 milion dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button