Kush dhe pse tenton ta arsyetojë testimin ekstern?

Mediat proqeveritare duke cituar portalin Kurir për çdo ditë kanë nga një temë për atë se mediat opozitare e kanë shpikur testimin ekstern dhe se ai në fakt ka qenë provim shtetëror.

‘Dezinformatat rreth asaj se studentët do ti nënshtrohen testimit ekstern i ndihmuan edhe njerëzit e opozitës dhe organizatat që janë të afërta me Institutin Shoqëria e Hapur Maqedoni, ndërsa manipulimet vazhdojnë edhe më tej edhe pse nga Qeveria sqaruan se bëhet fjalë për një koncept të provimit shtetëror e jo ekstern”, shkruajnë mediat proqeveritare.

Termin testim ekstern gjatë gjithë kohës e kanë përdorur të gjitha mediat duke përfshi edhe ato proqeveritare por askush nga qeveria nuk reagoi derisa nuk protestuan studentët. Ja disa shembuj:

Screenshot_119

Screenshot_121
Screenshot_103

Edhe ministri Ademi pas protestave flet për ‘testimin ekstern’ në pjesën e parë të deklaratës së tij, e pastaj për provimin shtetëror.

Lajme të ngjashme

Back to top button