Shqipëria i diskriminon ilaçet nga Maqedonia, kërkon flamur evropian

Kompanitë farmaceutike maqedonase nuk do të mund të eksportojnë ilaçet e tyre në Shqipëri, poqese ato nuk janë regjistruar në Bashkimin Evropian, thuhet në ligjin për barëra të Shqipërisë.

Qeveritarët e Tiranës në shtator sollën Ligjin për barëra me veprim retroaktiv, në të cilin theksohet se kompanitë farmaceutike të Ballkanit detyrohen të regjistrojnë ilaçet e tyre në BE. Kompanitë kanë afat prej gjashtë muajsh që të regjistrojnë ilaçet e tyre, në të kundërtën në mars të vitit të ardhshëm nuk do të mund të eksportojnë as ilaçet që gjer më tani janë regjistruar dhe shitur në Shqipëri.

Drejtori i mëparshëm i Byrosë së Ilaçeve të Maqedonisë, Ilço Zahariev vlerësoi se ligji është diskriminues dhe ka për qëllim që të shtypë kompanitë maqedonase dhe ballkanike në tregun shqiptar.

-Në Ballkan ka kompani farmaceutike, me certifikata dhe mirënjohje ndërkombëtare, dhe të cilat punojnë sipas standardeve të Unionit evropian, si psh “Alkaloid”, i cili eksporton edhe në ShBA. E pakuptimtë është të kërkohet regjistrim plotëtësues. Ligji ka për qëllim që t’i shtypë ilaçet ballkanike, por kjo do të dëmtojë edhe qytetarët shqiptarë, vlerëson Zahariev.

Kompanitë farmaceutike maqedonase tanimë kanë kërkuar nga Agjencia maqedonase për ilaçe, e cila tanimë ka dërguar nisiativë deri tek kolegët shqiptarë për tejkalim të situatës së krijuar.

-Shpresojmë se në kohë të afërt kjo situatë do të tejkalohet dhe do të vazhdojë bashkëpunimi i suksesshëm në mes nesh sidomos në pjesën e farmacisë në mes të dy shteteve fqinje, deklaroi drejtoresha e Agjencisë së ilaçeve, Marija Darkovska-Serafimovska.

Nga Ministria e ekonomisë, e cila gjatë javës është nikoqire e takimit të CEFTA-s, thonë se tanimë po punohet në zgjidhjen e problemit me eksportin dhe shpresojnë se do të zgjidhet deri të premten, për të cilin është caktuar komiteti i përzier i CEFTA-s. Poqese deri të premten nuk”hekuroset” ligji ekzistues, do të shihen hapat e mëtejmë.

Në ndërkohë Serbia deklaroi shpalljen e kundërmasave kundër Shqipërisë, poqese nuk e eliminon nenin kontestues 12 nga ligji.

Lajme të ngjashme

Back to top button