Nëse tifozët ofendojnë, rezultati 3:0 për kundërshtarin

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), para se të fillojë sezoni i ri futbollistik 2013/ 2014 ka ndryshuar dhe rregulloren e garave dhe me këtë vendim po angazhohen që në të respektojnë angazhimet e UEFA-së dhe FIFA-së për respektimin e lojës së futbollit në të gjitha segmentet. 

Me rregulloren e re të FFM-së, në rast se kemi sjellje të pahijshme të tifozëve në mesin e të cilave janë ofendimet në baza nacionale, jo tolerancë  si dhe shpalosje të parullës me përmbajtje jo sportive, atëherë ndeshja do të regjistrohej me rezultat zyrtar 3:0 për kundërshtarin. Regjistrimi i ndeshjes me këtë rezultat do të bëhej vetëm nëse nuk mund të zbrazen tribunat dhe ndeshja, pas kërkesës së delegatit. 

Në këtë rregullore të re të FFM-së, janë paraparë edhe mekanizmat mbrojtës të skuadrave nga keqpërdorimet e mundshme nga ana e grupeve të tifozëve të skuadrave të tjera. Sipas kësaj rregullore të re, nëse organi garues (Komisioni për gara) konstaton se shkaktarët e ndërprerjes nuk janë fansa të skuadrave pjesëmarrëse në ndeshje dhe fajtor për ndërprerje janë shikuesit, atëherë organi përkatës mund të vendosë që ndeshja mund të ri-luhet. 

Me këto ndryshime të Rregullores për gara FFM-ja dëshmon se në futboll nuk ka vend për nacionalizëm, dhunë dhe jo tolerancën. Përmes prezantimit të fushatës “100% futboll”, FFM-ja vuri në dukje nevojën për koordinim e të gjitha institucioneve dhe të gjitha federatave sportive për një pajtueshmëri unike për të zgjidhur problemet e lidhura me dhunën dhe  nacionalizmin në terrenet sportive

Lajme të ngjashme

Back to top button