Nexhipi gol në fitoren e Partizanit ndaj Kukësit të Shaqirit

Partizani e ka mundur 2:0 Kukësin në “Qemal Stafa” pas një 90 minutëshi ku shfaqën gjithë forcën e tyre. Golat e Ibrahimit dhe Nexhipit i dhanë suksesin të kuqve, që mundën sërish një rival direkt në garën për titull. Nuk kishte qenë një javë e lehtë për klubin e kuq, me ndarjen nga jeta të bashkëshortes së Alban Hoxhës, të cilën futbollistët e Partizanit e kujtuan me një fanellë dhe një minutë heshtje para fillimit.

Në momentin që nisi sfida, të kuqtë nuk ishin më të heshtur duke dashur të imponojnë që në fillim ritmin e tyre. Kontrolli i lojës u konkretizua në minutën e 14-të, pas një goli fantastik të Ibrahimit.

Në minutën e 32-të Nderim Nexhipi nga një pozicion i pamundur dërgoi topin në rrjetë për rezultat përfundimtarë.

Me rezultatin 2:0 për ekipin e Duros nuk ishte e thjeshtë të kontrollonte ndeshjen. U mbyll gjithçka me fitoren e të kuqve, që marrin tre pikë me peshë për renditjen duke i bërë një dhuratë tifozëve të tyre por dhe Alban Hoxhës në një moment të vështirë. Tani në tabelë kryeson Tirana me 28 pikë, ndërsa pozitën e dytë e ka Skënderbeu me 27, po aq sa ka edhe Partizani i treti.

Lajme të ngjashme

Back to top button