fbpx

SHBA, ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Uashingtonit

Ish-kryebashkiaku i Uashington DC, Marion Barry, i cili arriti të rizgjidhej edhe pas një arresti për drogë, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Barry, një demokrat, shërbeu për 3 mandate nga viti 1979 deri në 1991, përpara se sa jeta e tij private të errësonte karrierën politike.

Ai u arrestua pas një operacioni të FBI-së dhe u gjykua në vitin 1990 me akuza për drogë, por u dënua vetëm për një prej akuzave, atë të zotërimit.

Ai mbeti sërish popullor mes shumë votuesve të varfër afro-amerikanë, si dhe shërbeu në mandatin e fundit mes viteve 1995 dhe 1999.

Barry ka ndërruar jetë gjatë natës në një spital të Uashingtonit, tha një zëdhënëse e Këshillit të DC, LaToya Foster. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por raportohet se ai kishte probleme në veshka për shkak të diabetit dhe tensionit të lartë.

Arrestimi i tij në vitin 1990, që u krye gjatë mandatit të tretë të tij, erdhi pas një videopërgjimi të FBI-së, teksa e kapën atë duke pirë kokaikë në një dhomë hoteli së bashku me një mikeshën e tij. / Top Channel

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close