Kroacia kërkon ndërhyrjen e OKB-së në rastin e Sheshelit

Kroacia në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për punën e tribunalëve, në mesin e dhjetorit, do ta paraqes pozicionin e saj për paraqitjet publike të Vojisllav Sheshelit, ka thënë presidenti kroat, Ivo Josipoviq.

Sipas Josipoviqit, Kroacia nga Këshillit i Sigurimit do të kërkojë në kuadër të përgjegjësive të saja të merr masa kundër Sheshelit, raporton Indeksonline.

Një pyetjen e gazetarëve që të komentoj vlerësimet e zyrtarëve serbë që lideri i radikalëve nuk është faktor i rëndësishëm në skenën politike të Serbisë, Josipoviq ka thënë se Sheshli personalisht ndoshta nuk është faktor i madh politik “marrë parasysh sëmundjen e tij dhe gjendjen”, por problem është ideologjia e tij, duke e ditur rolin e tij në ngjarjet e viteve të 90-ta.

“Mendoj se është punë e përbashkët e të gjithëve, duke përfshirë BE-në dhe Serbinë, që këtë frymë ta kthejë në shishe që më kurrë mos të ketë ngjarje të tilla në këto hapësira”, ka thënë Josipoviq. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button