Shqipëri: E dielë e përgjakur nga aksidentet, 2 të vdekur e 5 të plagosur

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur këtë të dielë, duke shënuar një bilanc prej 2 të vdekurish dhe 5 të plagosurish. Aksidentet kanë ndodhur në orë dhe vende të ndryshme.

Përveç ngjarjes në aksin Vau i Dejës-Koman, pranë fshatit Karm, ku mbeten të vdekur dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, një tjetër aksident ndodhi në zonën e Dibrës, ku fuoristrada ka dalë nga rruga pranë komunës Sllove. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i makinës 61-vjeçari, Myslim Hima dhe Shyqyri Gjorgji, 58 vjeç.

Aksidenti i radhës ka ndodhur në aksin Fushë Krujë–Tapizë, ku kamioni është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë e kësaj ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motoçikletë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button