Kryetari i Parlamentit të Turqisë viziton Shkupin, Çarshia stacioni i parë i tij

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Xhemil Çiçek, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe delegacioni i parlamentit turk, ka mbërritur në Maqedoni, ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore.

Çiçek është pritur në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” nga Ambasadori turk në Maqedoni, Omer Solendil dhe nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Rafiz Haliti.

Gjatë ditës së parë të vizitës së tij, Çiçek do të vizitojë Çarshinë e Vjetër të Shkupit, si dhe do të zhvillojë një takim me anëtarët dhe biznesmenët nga Dhoma Ekonomike e Turqisë (MATTO).

Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij Çiçek do të takohet me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski dhe delegacionin e Parlamentit të Maqedonisë.

Pasi vizitë dy ditore Çiçek do të vizitojë Shqipërinë. Gjatë vizitës dy ditore në Shqipëri Çiçek pritet të takohet me Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministrin e vendit, Edi Rama si dhe zyrtarë të tjerë të lartë

Lajme të ngjashme

Back to top button