Ushtria izraelite vret një palestinez

Ushtria izraelite e ka vrarë një të ri palestinez në Gaza, pavarësisht faktit se mes Izraelit dhe Palestinës ekziston një pakt i arritur që në muajin gusht për armëpushim.

Zyrtarët palestinezë kanë njoftuar se një 32-vjeçar është vrarë në mënyrë të qartë qëllimisht nga Izraeli.

Ushtria e Izraelit tha se dy palestinezë i ishin afruar murit ndarës ndërmjet Izraelit dhe Rripit të Gazës, përkundër të shtënave alarmuese në ajër.

Megjithatë palestinezët nuk janë ndalur, kështu që njëri është goditur në “gjymtyrët e poshtme”, shkruan Rel.

Edhe pse është në fuqi marrëveshja e armëpushimit që prej gushtit, kur pati edhe konflkikte të ashpra, duket se konfliktet po rihapen.

Lajme të ngjashme

Back to top button