Blero për divorcin: Fjalët e Afërditës ishin hajgare

Blerim Muharremi i njohur me nofkën artistike Blero ka mohuar në një bisede telefonike të jetë ndarë me Teuta Krasniqin. Ai ka thënë se statusi i Afërditës në Instagram ishte shaka.

Mund të quhet një shaka e hidhur nga Afërdita Dreshaj.

Ajo gjatë ditë se sotme në një profil të saj në Istagram kishte shkruar se Blero është “single” dhe është ndarë nga gruaja e tij Teuta.

“Jo vetëm një këngë fantastike! Por vajza me këtë këngë kuptuam që Blero Muharremi, prej sot është Single!! Në sulm beqaret, good luck my friend”- ka përfunduar ajo. Më pas ka reaguar Blero me anë të një komenti ku thjesht është përgjigjur me një “hmmm”.

Ky citat për Bleron është vetëm një shaka e Afërditës dhe asgjë më shumë, edhe mund të cilësohet si njëra prej shakave më të hidhura të bërë në mes të kolegëve të estradës.

“Nuk preferojë të flas shumë nëpërmes telefonit. Sido që të jetë ne jemi miq të mirë me Afërditën, njihemi familjarisht me të dhe ky postim më shumë ka qenë i momentit”, ka thënë Blero.

Edhe pse është pyetur disa herë nga Express se a ka diçka të vërtetë nga ndarja me Teutën, Blero ka preferuar që mos të flas fare për këtë gjë duke thënë se gazetarët duhet ta konfirmojnë këtë gjë nga vet ata si artist dhe jo të shkruajnë tituj të atillë si “Afërdita Dreshaj konfirmon divorcin e Bleros: Beqaret të hidhen në sulm” sepse në çështje është fati i një familje.

“Mirëpo, prapë se prapë ne kemi të drejtë që të postojmë çka të dëshirojmë. Mirëpo, pa marrë konfirmim prej personave në fjalë mos shkruani gjëra që nuk ju takon. Ju lutem gazetarët duhet të merrni konfirmim për diçka dhe jo vetëm me ja “fut” ashtu siç ishte “Afërdita konfirmon divorcin”. Çka është ai muhabet pa lidhje ashtu? Pra bëjeni punën që ju takon si gazetarë?”.

Po pse Afërdita e ka shkruar atë status dhe a ka ndonjë gjë të vërtetë në këtë lajm?

“Absolutisht ne jemi miq shumë të mirë. Ajo çka ka shkruar ajo mund të këtë qenë ndonjë gjë e momentit, ndonjë hajgare e saj, normale që nuk duhet të merret seriozisht. Por, kur shkruani ju se ajo e konfirmon duhet të jeni të kujdesshëm sepse po bëhet fjalë për një familje dhe nuk është ajo një gjë e vogël që me e konfirmu dikush tjetër. Me një fjalë Afërdita ka pas qejf me e bo një hajgare, me ja bo një PR këngës, ndoshta projektit tim. Por, projekti i im nuk ka të bëj asgjë me jetën time private”, është përgjigjur Blero në këtë pyetje. / Gazeta Express

Lajme të ngjashme

Back to top button