LSDM: Qeveria ka lenë në haresë ndërmarrjet vendase

LSDM akuzon qeverinë se ka lënë në haresë kompanitë vendase duke favorizuar kompanitë e huaja duke u ofruar privilegje, ndërkohë që nuk ka rritje të eksporteve.. Sipas saj, niveli vjetor i rritjes së eksportit në Maqedoni vitin e kaluar është 6,6%, që është shumë më pak se rritja e eksportit në Serbi ku është 28,7% dhe Shqipëri ku rritja është 18,4%. “Ekzistojnë dy probleme kryesore në strategjinë e pushtetit aktual. i pari, eksporti i ri ka komponent shumë të lartë të importit, apo vlera e saj e shtuar është shumë e vogël. I dyti, pushteti kryesisht përqendrohet në eksportin e kompanive të huaja të cilave u ofron privilegje shumë të mëdha kurse ndërmarrjet vendore tërësisht janë lënë në harresë”, tha Dragan Tevdvovski, LSDM. LSDM-ja propozon tre masa për nxitjen e eksportit të ndërmarrjeve vendore. Njëra prej masave është brendimi i prodhimeve vendore me mbështetje deri më 4000 euro për ndërmarrjet. “Dhënia e tokës ndërtimore, lirimi nga taksat komunalet dhe importi i pajisjes së nevojshme për shpenzime për çdo ndërmarrje të re me orientim eksportues e cila do të punësojë të paktën 10 persona. Garanci shtetërore në lartësi prej 30% nga mjetet e nevojshme financiare për ndërtimin e ndonjë kapacitet të ri me orientim eksportues i cili do ta lehtësojë miratimin e kredisë nga banka afariste. Gjithashtu mbulimi i shpenzimeve për normë interesi në 3 vitet e para”,  u shpreh Dragan Tevdvovski, LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button