fbpx

Kërçovaret nuk ia dolën me vashat e Çairit

Kanë vazhduar të radhiten fitoret e vashave të klubit hendbollistik Çairi, kësaj radhe viktim e tyre ishin vashat nga Kërçova, të cilat u mundën me rezultat të ngushtë 23:22 (13:12), por nga loja që treguan çairaset ishin gjatë gjithë kohës me 4 deri në 5 gola diferencë.

Ndeshja ishte shumë e fortë dhe dyja ekipet dëshironin fitoren, ndërsa vashat nga Çairi nga 60 minuta lojë, 20 minuta i luajtën me një lojtarë më pak, nga përjashtimet e shpeshta me nga dy minuta që u dhanë referat.

“Edhe një herë kemi dëshmuar se po formohemi në një ekip të fortë dhe nuk respektojmë asnjë ekip sa i përket lojës në parket. Deri tani po na ecë puna mirë, me punë të madhe po arrijmë të jemi në hap për vendin e parë. Në këtë ndeshje të gjitha vashat treguan seriozitet, e që solli dhe fitoren”, ka thënë Vjollca Tahiri, e cila kohën e fundit luan më shumë në mbrojtje në pozitën e pikerit.

Në këtë ndeshje përsëri ka dominuar me gola të shënuar Ena Drpljanin duke goditur saktë 10 herë rrjetin, pastaj me nga katër gola Leonora Rrahmani dhe Tamara Georgievska dhe dy gola ishin vepër e Bjara Bakiç.

KH Çairi nga 8 ndeshje ka 6 fitore dhe është në pozitën e dytë, ndërsa duelin e radhës e luan përsëri në shtëpin e vetë, në sallën “Enver Idirizi”, ku përballë do të ketë ekipin e Ovçe Pole nga Sveti Nikole. / Portalb /

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close