Studentët mohojnë pretendimet e Gruevskit për protesta të motivuara politikisht

Studentët hedhin poshtë pretendimet e kryeministrit Gruevski, se protestat e tyre janë të motivuara politikisht. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë nga plenumi studentor thonë se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin, respektivisht, do të refuzojnë miratimin e një mase të tillë.  Studentët insistojnë se me këtë masë Qeveria ndërhyn në autonominë e universiteteve dhe nuk ofron zgjidhje për çrrënjosjen e problemeve reale në to.

“Bëhet fjalë për iniciativë të përbërë nga studentët nga dhjetëra fakultete të ndryshme, kryesisht nga Universiteti i Shën Kirilit dhe Metodit. Pra, pas protestave të studentëve qëndron vetëm dinjiteti i studentëve… ne nuk kemi frikë nga asgjë, por konsiderojnë se testimi ekstern si masë bie ndesh me autonominë e Universitetit të garantuar me Kushtetutë dhe ligje. Arsimi i lartë nuk është i obligueshëm, nuk ka nevojë që studentët të testohen 2 herë, një herë në vitin e dytë pastaj në vitin e katërt, pasi nëse nuk e kalojnë këtë testim atëherë do ta humbin të drejtën të studiojnë në fakultetin përkatës”, tha Dejan Lutovski, Plenumi studentor.

Lajme të ngjashme

Back to top button