Zënkë me zë të lartë, Angela Martini ndahet nga miliarderi i saj

Pushimet në St. Tropes i kishin filluar bukur. Top modelja e famshme shqiptare-zvicerane, Angela Martini  dhe multimilionerin Tim Voegle kishin planifikuar të kalojnë disa ditë të lumtura në Cote d’Azur. Ndoshta edhe për  të sjellë dashurinë e tyre përsëri në rrugë. Sic njofton “20 minuta”, megjithatë Tim Voegle dhe Angela Martini i kanë dhënë fund lidhjes së tyre këtë fundjavë.

Në një drekë ekskluzive në St. Tropes është parë çifti duke u grindur me zë të lartë. Martini dhe Voegel kishin braktisur mbrëmjen.

Çfarë ndodhi më pas e din vetëm Tim Vogele dhe Angela Martini. Modelja shqiptare ishte parë të shtunën përsëri në shtëpinë e saj në Nju Jork. 

Edhe menaxheri i Angela Martinit  ka konfirmuar për 20 min ndarjen e Martinit dhe Voegeles.

Modelja shqiptare me origjinë nga Shkodra nuk do të thotë asgjë për shkëputjen e saj me Time Voegelen. Një burim ka thënë për 20 minuta se lidhja e tyre kishte ndryshuar kursin muajt e fundit. “Mosmarrëveshjet  mes tyre kanë sjell deri te prishja e lidhjes”, thotë burimi, transmeton albinfo.

Angela Martini është e lindur në Shkodër. Ajo ka jetuar në Zvicër para se të depërtonte në skenat e mëdha të modelimit në New York.

Në SHBA ajo është aktive edhe si ndërmarrëse, ku ka publikuar koleksionin e saj të parë të kostumeve të plazhit me emrin “Martini Bikini”. Ajo ka punuar edhe me top-modelet më të mëdha të botës si Gisele Bündchen, Kate Moss etj

Lajme të ngjashme

Back to top button