Titulli kampion i vjeshtës në Kosovë për Feronikelin

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli, është kampione vjeshtore e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Feronikeli arriti të nxjerr një barazim në udhëtim 1:1 në sfidën kundër Trepҫës ’89 për ta siguruar titullin.

Ishte Berat Hyseni ai i cili i pari kaloi mitrovicasit në epërsi (67’), mirëpo pikën e barazimit mysafirëve ia siguroi Isa Eminhaziri (77’).

Nikli në kreun e renditjes së Superligës ka 28 pikë, dy më shumë se Hajvalia. ’89-shi ka 25 sosh, aq sa ka edhe Llamkos Kosova e Prishtina.

Lajme të ngjashme

Back to top button