fbpx

ARM, pjesë stërvitjeve për operacione kundër organizatave ekstremiste

Armata e Maqedonisë pritet që të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta për përballje më të mirë me organizatat ekstremiste, e cila po organizohet nga Qendra për stërvitje dhe operacione paqësore në Sarajevë.

Në kuadër të qendrës, muajin e kaluar oficerë maqedonas u trajnuan në kuadër të kursit të NATO-s për doktrinën e përballjes me kryengritësit që kryejnë sulme terroriste.
Në kursin morën pjesë komandantët e komandove të Armatës së Maqedonisë dhe njësive kryesore, përfshirë edhe përfaqësues të Shtatmadhorisë.

Armata u pajtua që ta kalojë trajnimin, me shpresë se do të ketë dobi, tha Mirçe Gjorgjoski, zëdhënës i Armatës së Maqedonisë.

Ai tha se përmbajtja e kursit është shumë aktuale dhe se del nga përvojat e fituara dhe leksionet e mësuara në kushte të ndryshme gjatë misioneve të Aleancës. Nuk është e vogël periudha nëse merret parasysh fakti se, për shembull, ushtarët e Maqedonisë marrin pjesë në misione të Aleancës në Afganistan, Irak dhe misione tjera.
Pjesëtarë të armatave të vendeve anëtare të NATO-s trajnohen në qendrën, krahas forcave të armatosura të vendeve ballkanike.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close