Pushues nga Franca në bregun e liqenit të Dibrës (FOTO)

Anëtarë të vëzhguesve nga qyteti Bordo i Francës kalojnë një pjesë të pushimeve verore në bregun e liqenit të Dibrës. Bëhet fjalë për tridhjetë të rinj të cilët në mënyrë të organizuar kanë dëshiruar që Dibra të jetë epiqendra e pushimeve verore.

“Këta të rinj kanë ardhur në Dibër duke marrë informacion të gjerë nga ana e të rinjve nga qyteti i Francës ku pushteti vendor i Dibrës është qyteti i binjakëzuar më qytetin tonë “, potencoi për Portalb, Goce Ljubinovski përfaqësues i Qendrës për zhvillim të komunitetit në Dibër. 

Ai theksoi se kontaktet me vëzhguesit e qytetit Bordo janë vendosur me shoqatën e tyre si dhe kjo qendër u ndihmon që ata të shijojnë bukuritë natyrore të vendit si dhe të vizitojnë monumentet kulturo-historike. 

Këta të rinj këto ditë vizituan gjithashtu edhe lumin Radikë, xhamitë dhe kishat që janë vlerat e qytetit të Dibrës. Të rinjtë dibran janë tejet të kënaqur me ardhjen e mysafirëve nga Franca, ata bashkërisht i shoqërojnë ato duke kaluar bukur nëpër vende të ndryshme. 

Alons Shtefan, përfaqësues i vëzhguesve nga Franca theksoi se pushimet e tyre në Dibër janë kënaqësi dhe rekreacion për ata si pushues të huaj. Natyra e Dibrës ka pejsazh të jashtëzakonshëm ndaj shpresojnë se edhe viteve tjera pikë frekuentimi do të jetë përsëri bregu i liqenit të Dibrës

Lajme të ngjashme

Back to top button